Fasada të ventiluara me pllakë 2
Fasada e ventiluar me pllakë ka qenë një zgjedhje e famshme e arkitektëve nëpër botë që prej shekullit të 18 për shkak të qëndrueshmërisë së lartë të materialit me baze natyrore dhe variacioneve të shumta që ofron në arkitekturën dhe aparencën e ndërtesave. Që në hapat e parë dhe në testimet e mëvonshme rezultatet treguan një performancë të shkëlqyer në të gjitha drejtimet dhe veçanerisht në efiçensën e lartë në kursimin e energjisë për ndërtesat dhe jetëgjatësinë e materialit në mbi 100 vite. Fasadat e ventiluara me pllakë mund të konsiderohen gjerësisht një luks i industrisë së ndërtimit, por vetëm një audiencë e specializuar i njeh avantazhet e vërteta të saj. Eshtë fakt që përsa i përket teknologjisë dhe artit sa me shumë t’i afrohemi natyrës aq më pranë përsosmerisë jemi dhe konkretisht në fasadat e ventiluara me pllakë Aluflor ofron nje produkt i cili në terma teknike, funksionale dhe arkitekturore është një version i gjallë i natyrës në fasadë. Imagjinoni një fasadë me siperfaqe speciale prej dioksid titani e cila vetëm nëpërmjet dritës natyrale reagon si një katalizator për të aktivizuar oksigjen me nje efiçensë 70 pemë të gjelbra për 1000 m2 fasadë dhe në të njëjtën kohë vepron kundër baktereve, papastërtive dhe mikrobeve në sipërfaqe duke e mbajtur sipërfaqen e fasadës gjithmonë të pastër. Në shiun më të parë e gjithë fasada me siperfaqe hidrofilike do të vetë-pastrohet dhedo të qendrojë e fresket sikur ka dalë nga fabrika. Ky produkt i patentuar gjerman vjen nga Aluflor në Shqipëri me një kosto normale si çdo produkt cilësor në këtë fushë. Avantazhet tuaja: