Fasada të ventiluara me pllakë 2

Fasada e ventiluar me pllakë ka qenë një zgjedhje e famshme e arkitektëve nëpër botë që prej shekullit të 18 për shkak të qëndrueshmërisë së lartë të materialit me baze natyrore dhe variacioneve të shumta që ofron në arkitekturën dhe aparencën e ndërtesave. Që në hapat e parë dhe në testimet e mëvonshme rezultatet treguan një performancë të shkëlqyer në të gjitha drejtimet dhe veçanerisht në efiçensën e lartë në kursimin e energjisë për ndërtesat dhe jetëgjatësinë e materialit në mbi 100 vite. Fasadat e ventiluara me pllakë mund të konsiderohen gjerësisht një luks i industrisë së ndërtimit, por vetëm një audiencë e specializuar i njeh avantazhet e vërteta të saj. Eshtë fakt që përsa i përket teknologjisë dhe artit sa me shumë t’i afrohemi natyrës aq më pranë përsosmerisë jemi dhe konkretisht në fasadat e ventiluara me pllakë Aluflor ofron nje produkt i cili në terma teknike, funksionale dhe arkitekturore është një version i gjallë i natyrës në fasadë. Imagjinoni një fasadë me siperfaqe speciale prej dioksid titani e cila vetëm nëpërmjet dritës natyrale reagon si një katalizator për të aktivizuar oksigjen me nje efiçensë 70 pemë të gjelbra për 1000 m2 fasadë dhe në të njëjtën kohë vepron kundër baktereve, papastërtive dhe mikrobeve në sipërfaqe duke e mbajtur sipërfaqen e fasadës gjithmonë të pastër. Në shiun më të parë e gjithë fasada me siperfaqe hidrofilike do të vetë-pastrohet dhedo të qendrojë e fresket sikur ka dalë nga fabrika. Ky produkt i patentuar gjerman vjen nga Aluflor në Shqipëri me një kosto normale si çdo produkt cilësor në këtë fushë.

Avantazhet tuaja:

  • Me mbi 400 ngjyra dhe lloje të ndryshme të sipërfaqeve si dhe opsionin e ngjyrave ose dizenjove me porosi, fasada ofron praktikisht një pafundësi kombinacionesh arkitekturore.
  • Efiçencë e lartë në kursimin e Energjisë. Rrit në maksimum izolimin termik të murit dhe është fasada ideale për ndertesa me konsum ZERO të energjisë.
  • Pastrim efektiv i ajrit. Prodhon oksigjen me efikasitetin e 70 pemëve të gjelbra për një 1000 m2 fasadë.
  • Efekt vetë-pastrimi nëpërmjet sipërfaqjes hidrofilike.
  • Matreial që nuk ngrin, dhe i pa-shkatërrueshëm nga çdo faktor klimaterik
  • Material natyror i pa-djegshëm i cilin ruan sipërfaqen dhe ngjyrën deri në 1200 Grade Celsius që është edhe temperatura e pjekjes.
  • Ventilim natyror dhe zgjidhje për depërtueshmërinë e ujit edhe në forma nga me komplekset.
  • Niveli i lartë i izolimit akustik.
  • Kosto fare e ulët e mirëmbajtjes.