Veshja HT

Veshja HT nga Agro Butchtal ka vendosur standarde krejtësisht të reja në aspektin të pastërtisë dhe higjienës në fasadat e ventiluara me pllakë, për shkak të risisë dhe patentes së saj e cila është risi edhe në majen e teknologjisë në ndërtim. HT është veshja super rezistente dhe me efekte të përhershme që nuk konsumohet asnjëherë, e cila aplikohet në sipërfaqen e pllakës qeramike dhe falë kombinimit të dioksidit te titanit me dritën natyrale gjeneron dy efekte kryesore, atë të prodhimit të oksigjenit dhe efektit të vetëpastrimit nëpërmjet shiut. Dioksidi i titanit duke ndërvepruar me dritën natyrale shërben si katalizator për aktivizimin e oksigjenit në masën e 70 pemëve të gjelbra për 1000 m2 sipërfaqe me pllakë të ventiluar, ndërsa sipërfaqja hidrofilike e saj kryen vetëpastrimin e fasadës nëpërmjet shiut. Avantazhet e shumta të kësaj patente ekologjike përkthehen në përfitime ekonomike nga kostot e mirëmbajtjes dhe janë shumë efikase sidomos në zonat e ndotura nga gazrat e makinave, pluhuri dhe ndotjet e ndryshme industriale.

Tani Aluflor sjell këtë produkt i cili është zgjidhja më e mirë për qytetet tona në të cilat mungon ndjeshem gjelbërimi dhe ndotja është në nivele alarmante, duke shënuar në këtë mënyrë një rezultat tjetër pozitiv në mbrojtjen e mjedisit.

Avantazhet e Veshjes HT

  • Shkatërrimi i baktereve, mikrobeve dhe papastërtive duke e mbajtur fasadën gjithmonë të pastër pa shpenzime për mirëmbajtjen dhe pastrimin e saj.
  • Prodhon Oksigjen dhe pastron klimën duke përmirësuar cilësinë e ajrit dhe rrjedhimisht, përmirëson jetën për banorët dhe komunitetin qe banon rreth saj.
  • Fasadë bashkëkohore me variacione të shumta të arkitekturës dhe fasadave për nje imazh të garantuar të korporatave.
  • Garanci afatgjatë.