Fasada Inteligjente “TEmotion”

Koncepti i fasadës inteligjent TEmotion është një sistem fasade xhami i shpikur dhe i patentuar nga Wicona i cili përmbledh elementet e teknologjisë më të avancuar deri më sot në ndërtimin e fasadave. Fasada reagon vetë ndaj ndryshimeve klimaterike dhe faktorëve të jashtëm si drita dhe temperatura duke përmirësuar më tej kursimin e energjisë së fasadës dhe duke zvogëluar kostot operative. Sistemi TEmotion kontrollon teknologjinë e ventilimit të integruar të ajrit të kondicionuar dhe ngrohjes, rregullon mbrojtjen nga dielli të ambjenteve të brendshme duke parandaluar mbi-nxehjen. Në të njëjtën kohë nëpërmjet mjeteve të përshtatura për kontrollin e dritës rregullon hijëzimin duke e futur dritën natyrale në menyrë indirekte. Duke hapur në mënyrë automatike elementet e fasadës, sistemi fut ajër të fresket herë pas here gjatë natës duke reduktuar në menyrë të konsiderueshme kostot për ftohjen e ndërtesës. Gjithashtu sistemi mundëson prodhimin e energjisë elektrike për nevojat e ndërtesës, nëpërmjet elementeve fotovoltaike të integruara në fasadë.

 

Avantazhet e Fasadës Inteligjente TEmotion:

  • Nje sistem i integruar: fasada, elementet e hapshme, ventilimi, ngrohja, mbrojtja nga Dielli, ndriçimi.
  • Koncept modular: elementet e veçanta të fasadës vendosen së bashku duke u montuar një nga një.
  • Kursim i energjisë: ndryshe nga fasadat konvencionale, sistemi TEmotion kursen 40 deri ne 50% të energjisë elektrike primare të përdorur për ngrohje, ftohje ventilim dhe ndriçim.
  • Rregullim individual për çdo element: dimensionet dhe ndarjet e përbërësve të veçantë mund të rregullohen dhe përshtaten në perputhje me çdo projekt ndërtese.
  • Zgjidhje ideale edhe për ndërtesa të rinovuara: për arsye se e gjithë teknologjia është e integruar, dimensionet e ndërtesës mbeten të kufizuara në zonat e fasadës.
  • Ventilim natyral në të gjitha kushtet atmosferike.
  • Izolim shumë i mirë akustik edhe kur dritaret janë të hapura.