3A Composites

 

3A Composites është një lider Botëror në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të Aluminit veçanërisht të paneleve të kompozitit të Aluminit dhe produktit të parë të shpikur për këtë qëllim, i cili mban emrin Alucobond, një markë e testuar me rezultate të shkëlqyera për mbi 40 vjet në të gjitha kushtet ekstreme atmosferike në mbarë Botën. 3A Composites bashkoi forcat me Alcan Singen në vitin 2009 duke u bërë pjesë e një experience e mbi 100 viteve për të udhëhequr tregun si një nga korporatat më inovative në fushën e materialeve të ndërtimit e cila ofron zgjidhje të pa-numerta të arkitektures jo vetëm në ndërtesat e reja por mundëson që edhe ndërtesat e vjetra të kthehen në vepra të arkitekturës.

3A Composites siguron për produktet çertifikatat e sigurisë, kursimin e energjisë dhe mbrotjen e mjedisit sipas standarteve më të rrepta të Bashkimit Evropian, madje është ndër kompanitë e para e cila ka zhvilluar sistemin për menaxhimin dhe mbrojtjen e mjedisit i cili tejkalon edhe standartet shtetërore të vendosura për këtë qëllim. Çertifikimi me sukses sipas standarteve EN ISO 14001 dhe EN ISO 50001 është dëshmia më e mirë për marrëdhënien me mjedisin.

Me rreth 2500 punonjës në mbarë Botën, zyra dhe operacione prodhuese në Gjermani, Zvicër, Kinë, Indi, Brazil dhe SHBA kompania u ofron partnerëve një orientim dhe shërbim të shkëlqyer teknik.

Aluflor ka nisur në vitin 2005 aktivitetin në Shqipëri duke sjellë produktin Alucobond eksluzivisht dhe duke e promovuar atë në ndërtesat më moderne të realizuar në vend.

Sado të bukur dhe të veçantë ta keni ëndërruar projektin tuaj, nëse na zgjidhni ne, ai do të duket akoma dhe më i bukur sepse ekspertet dhe arkitektet e klasit ndërkombëtar do të kujdesen për të.