AGC Interpane

 

INTERPANE është prodhuesi dhe përpunuesi gjerman i të gjithë gamës së produkteve të xhamit të cilësisë eksluzive në ndërtesa duke nisur nga ndërtesat me kursim zero të energjisë e deri tek xhami i blinduar rezistent edhe ndaj shpërthimeve eksplozive. Interpane është zoteruesi i patentave më cilesore për veshjet speciale në xham me qëllim reduktimin deri në nivele minimale të kursimit të energjisë nëpërmjet ruajtjes së temperaturës së brendshme në ndërtesë, mbrojtjes nga efekti serë i rrezatimit diellor në verë, izolimi akustik deri në 52 dB si dhe një sër variantesh të një teknologjie e cila përmirësohet vazhdimisht.

Është krenari të mesosh që ndërtesat më prestigjoze në të gjitha kontinentet zgjedhin këtë markë ndër shumë konkurues të tjerë dinjitoz, dhe është surprizues fakti që rreth 80% e prodhimit të 10 fabrikave në Europë eksportohet në të gjithë Botën.

E themeluar në vitin 1971, Interpane, është një kompani Gjermane e cila ka synuar që në fillim përmirësimin e cilësisë dhe sot ofron produkte të cilat shkenca jo më larg se 10 vite më parë i ka konsideruar të pa-mundura për t’u realizuar nga kapaciteti njerëzor.

Interpane në vitin 2012 ka hyrë në një aleancë strategjike me AGC Glass Europe duke krijuar kështu një portofol të shkëlqyer produktesh dhe duke krijuar një partneritet te pa-konkurueshëm të raportit cilësi dhe sasi e prodhimit në Europë dhe më gjerë.

Interpane është kompani e cila gjithashtu zhvillon dhe patenton makineritë për prodhimin dhe përpunimin special të xhamit duke e renditur pozicionin e saj në treg si lider ne cilësi dhe inovacion.

Aluflor ju siguron nëpërmjet Interpane gjithçka doni te dini rreth produkteve të xhamit dhe mundësive që krijohen në arkitekturë dhe ndërtesa me to. Mjafton vetem kureshtja juaj dhe ju sigurojmë që do të mahniteni me atë që do të mësoni dhe minimalisht do t’ju ndihmoj shumë të bëni zgjedhjet e duhura për projektin tuaj.