Fasada LED

Fasada mediaglass është një ekran LED i integruar në fasadën e xhamit në të cilin mund të transmetohen video me cilësi maksimale për qëllime komerciale duke sjellë një ndërthurje të veçantë të arkitekturës moderne dhe marketingut e cila në të njëjtën kohë ofron parametra të larta të kursimit të energjisë nëpërmjet fasadës së xhamit.

Risia e kësaj patente është kursimi super i ulët i energjisë për transmetim dhe fakti që është i vetmi sistem i cili lejon dritën natyrale në brendësi të ambjenteve të ndërtesës. Ky sistem me kosto shumë të ulët operative, menaxhohet lehtësisht nëpërmjet një programi kompjuterik dhe ju mund ta programoni transmetimin për sa kohë të dëshironi si dhe nga çdo cep i Botës, mjafton të keni internet.

Ndërtesat më moderne përfshijnë në fasadat e xhamit këtë teknologji duke e kthyer fasadën e jashtme të ndërtesës në një mjet reklamimi shumë fitimprurës pa i hequr asgjë funksioneve, avantazheve dhe përfitimeve nga përdorimi i ambjenteve të brendshme.

Me statistika ekranet LED në fasada tërheqin vëmendjen e kalimtarëve në masën mbi 70%, rezultat i cili për ekspertët dhe konsulentët e marketingut nuk duhet lënë pa u marrë në konsideratë si investim tejet fitimprures dhe afatshkurtër.

Aluflor e sjell këtë teknologji komplekse dhe shumë të veçantë për të gjithë ata projektues dhe investitore ambicioze të cilët dëshirojnë të sfidojnë dhe tejkalojnë çdo limit të fantazisë në projektim dhe përfitim.

Avantazhet e fasadës LED:

  • Cilësia më e lartë e transmetimit e arritur deri më sot në ekranet LED.
  • Arkitekturë speciale dhe e gjallë pa kompromentuar transparencën dhe dritën natyrale në ndërtesë.
  • Kosto shumë e ulët operative krahasuar me ekranet LED konvencionale.
  • Mundësi fitimprurëse biznesi dhe variacione të shumta marketingu.
  • Produkt i një cilësie shumë të lartë i cili përveç transmetimit video në fasadë, garanton të gjithë parametrat e izolimit termik dhe akustik.
  • Kosto e ulet mirëmbajtje dhe jetëgjatësi maksimale e produktit në tërësi