SË BASHKU PAS TËRMETIT

Duke qëndruar pranë familjeve në Thumanë dhe në të gjithë vendin, me ngrohtësi, dinjitet dhe përkujdesje pas tërmetit të vitit 2019.

Kur tërmeti goditi Shqipërinë në nëntor 2019, ai la pas shtëpi të rrënuara, rrugë të shkatërruara dhe familje që përballeshin me të ftohtin, pa një strehë të sigurt. Në ato ditë të vështira, e dinim që nuk mund të qëndronim duarkryq.Së bashku me ekipin tonë, u angazhuam për të qenë pranë familjeve në zona të ndryshme të vendit – përfshirë Thumanën, një nga më të prekurat – ku çadrat ishin kthyer në shtëpi të përkohshme dhe çdo ditë sillte me vete sfida të reja.Vizituam familje njëra pas tjetrës, shpërndamë ndihma të domosdoshme, dëgjuam historitë e tyre dhe u përpoqëm të sillnim pak ngrohtësi në mes të pasigurisë. Moti ishte I ashper dhe lodhja e madhe, por ajo që përjetuam na rikujtoi sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri-tjetrit në momente të tilla. Me kontributin tonë modest, shpresuam të sillnim pak lehtësim – dhe mbi të gjitha, t’u kujtonim njerëzve se nuk ishin vetëm.

Related News