HAPJA E NJË SHKOLLE ARTI PËR FËMIJË

Nxitja e krijimtarisë dhe shprehjes kulturore përmes edukimit artistik falas.

Pas rënies së komunizmit, Shqipëria hyri në një periudhë të gjatë transformimi dhe rindërtimi. Në atë kohë, CEO e Aluflor, e udhëhequr nga një ndjenjë e fortë përgjegjësie sociale, nisi të reflektojë mbi mënyrën se si kompania mund të kontribuonte realisht në të ardhmen e vendit.Mbi te gjitha, nje ide doli në pah: e ardhmja u përket brezave të rinj.Kështu lindi një vizion i thjeshtë, por i fuqishëm – të sillnim më shumë gëzim, krijimtari dhe energji pozitive në jetën e fëmijëve.Arti u bë thelbi i këtij vizioni.Përmes artit, fëmijët mësojnë të shprehen, të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë ndjeshmëri. Arti formon karakterin, rrit vetëbesimin dhe i ndihmon të rriten si individë më të hapur dhe më krijues.Në të njëjtën kohë, u vu re edhe një realitet tjetër: shumë artistë në Shqipëri, pas viteve ’90, e kishin të vështirë të gjenin hapësira për të ushtruar profesionin e tyre. Strukturat kulturore ishin dobësuar dhe mundësitë për të krijuar apo performuar ishin të kufizuara.Duke pasur parasysh këto dy qëllime – te suportoje brezin e ri dhe te motivoje profesionalisht rritjen e artistëve – Aluflor themeloi një shkollë të arteve performuese. Shkolla ofron programe në aktrim, kërcim dhe muzikë, duke u krijuar fëmijëve hapësirën për të zbuluar dhe zhvilluar talentin e tyre, ndërsa artistëve mundësinë për të ndarë përvojën dhe për të kontribuar me atë që dinë më mirë.Kjo nismë shkon përtej artit – është një përpjekje për të kultivuar më shumë gëzim, ndjeshmëri dhe frymë krijuese në shoqërinë tonë.

Related News