MBËSHTETJE PËR SHTËPITË E TË MOSHUARVE

Kontribuojmë përmes aktiviteteve vullnetare – duke gatuar, pastruar dhe u bërë shoqëri të moshuarve.

Pas dyerve të shumë shtëpive per te moshuar jetojnë njerëz, duart e të cilëve dikur kanë ndërtuar, kanë punuar e janë kujdesur për ne – njerëz me histori që kanë rritur breza të tërë. Megjithatë, shumë shpesh, këto histori fillojnë e zbehen në heshtje teksa vitet kalojnë dhe familjet largohen.Përmes nismave tona vullnetare, ne jemi bërë pjesë e shtëpive të të moshuarve për të ndihmuar aty ku ndjehet më shumë nevoja – duke përgatitur vakte të ngrohta, duke ndihmuar me pastrimin dhe duke ndarë momente shoqërie me ta. Këto vizita nuk janë thjesht nje ndihme; ato kanë të bëjnë me lidhjen njerëzore, me dinjitetin dhe me dëshirën për t’i kujtuar çdo personi se ai nuk është harruar dhe vlerësohet.Çdo orë që kalojmë bashkë sjell të qeshura, ngrohtësi dhe dritë në ditët e tyre – një kujtesë e ëmbël se mirësia ka fuqinë të kthejë gjallërinë aty ku nevojitet më shumë.

Related News