Fasada nuk është vetëm mbështjellja e jashtme e një ndërtese; ajo është identiteti i saj, mbrojtja e saj dhe dialogu që krijon me qytetin.
Portofoli ynë i sistemeve per fasadat e ventiluara bashkon një gamë të gjerë materialesh, teksturash dhe shprehjesh arkitektonike – nga panelet ikonike kompozite të aluminit Alucobond, te pllakat prej fibrocimentoje, pllakat qeramike, laminatet me presion të lartë dhe bukuria e përjetshme e gurit natyror.
Në bashkëpunim me liderë globalë si 3A Composites, Equitone, Agrob Buchtal, Trespa dhe Fundermax, ne ofrojmë zgjidhje që garantojnë qëndrueshmëri, efikasitet energjetik dhe liri të plotë dizajni.