Punimet e Realizuara
Furnizim dhe Montim – Dritare Termike Alumini dhe Xham Akustik Dopio
Objekti është pajisur me dritare alumini me ndërprerje termike dhe paketa xhami dopio me performancë të lartë akustike.
Sistemet e përdorura:
- Dritare me hapje: Exalco Albio 109C
- Dritare rrëshqitëse: Exalco Albio 225
Specifikimet e Xhamit
- Xhami i jashtëm: ClimaGuard Solar, 6 mm
- Hapësira ndërmjet xhamave: 16 mm, e mbushur me 90% gaz Argon
- Xhami i brendshëm: 44.1, i laminuar me PVB për reduktimin e zhurmës
- Izolimi akustik: deri në 42 dB
Ky konfigurim siguron izolim të lartë termik dhe akustik, redukton depërtimin e zhurmës së jashtme dhe kontribuon në krijimin e ambienteve të brendshme më të qeta dhe komode.
Parapete prej Xhami
Parapetet janë realizuar me xham të temperuar 10+10.4 dhe janë montuar në profil mbajtës në formë “U”, prej çeliku inox.
Ky sistem garanton siguri të lartë, qëndrueshmëri afatgjatë dhe një paraqitje të pastër e elegante, në harmoni me arkitekturën moderne të objektit.