MBËSHTETJE PËR FAMILJET E PREKURA NGA GJAKMARRJA NË SHKODËR

Qëndrojmë pranë familjeve që jetojnë në frikë dhe izolim – duke ofruar dhembshuri, dinjitet dhe shpresë për paqe.

Gjakmarrja – kjo traditë e vjetër – është një trashëgimi e dhimbshme e së kaluarës së Shqipërisë, ku një familje kërkon hakmarrje për një vrasje duke shënjestruar të afërmit e vrasësit. Edhe pse e rrënjosur në ligjet e vjetra te kanunit, ajo sot është e paligjshme dhe gjerësisht e dënuar. Megjithatë, në disa zona të thella, hija e saj ende mbijeton.Ne vizituam oborret e heshtura të Shkodrës, ku familjet vazhdojnë të jetojnë nën peshën e saj. Së bashku me mësuese Liljana Luanin, një grua me guxim të rrallë që u ka qëndruar gjatë pranë, dërguam pako ushqimore  dhe, çka është më e rëndësishmja, përkujdesje dhe dhembshuri.Pas dyerve të mbyllura, dëgjuam histori humbjeje, frike dhe një qëndrueshmërie të jashtëzakonshme. Pamë sy që kërkonin shpresë dhe familje që ruanin dinjitetin përballë rrethanave të pamundura. Ndonjëherë, një vakt i përbashkët ose disa fjalë të ngrohta mjaftojnë për t’u kujtuar njerëzve se nuk janë të harruar.Ne ëndërrojmë ditën kur frika dhe izolimi do të zëvendësohen nga drejtësia dhe paqja. Deri atëherë, çdo akt mirësie – pavarësisht sa i vogël – është një hap drejt këputjes së zinxhirëve të së kaluarës.

Related News