
Për të qeshurën që na bashkon, krijimtarinë dhe shpirtin e bukur korçar në njërën prej skenave më të dashura të qytetit.
Stand-Up Comedy Korça është vendi ku e qeshura buron nga shpirti – një skenë që i kthen copëzat e jetës sonë të përditshme në momente gëzimi dhe afërsie me njëri-tjetrin.Përgjatë viteve, kemi ecur krah për krah me këtë event, duke e parë me gëzim sesi u rrit nga një mbledhje e vogël miqsh në një festë të madhe që bën bashkë të gjithë qytetin.Pas çdo dritëhijeje në skenë dhe çdo të qeshure me zemër, fshihet besimi ynë: se arti dhe krijimtaria duhen përkrahur e duhen festuar. Të mbështesësh momente të tilla do të thotë të kujdesesh për talentin, të forcosh lidhjet mes njerëzve dhe të vlerësosh bukurinë e thjeshtë të të qenit bashkë.