FESTIMI I KRISHTLINDJEVE NË JETIMORET E MBARË SHQIPËRISË

Festimi i krishtlindjeve në jetimoret e mbarë shqipërisë për mbi 20 vjet!

Duke sjellë ngrohtësi, dhurata dhe gëzimin e festave për fëmijët që jetojnë në jetimoret e vendit tonë.

Çdo vit, kur dritat e Krishtlindjeve nisin të shndrijnë nëpër Shqipëri dhe Viti i Ri troket, ne përcjellim momente magjike në shtëpitë e fëmijës – nga Shkodra në Sarandë, nga Bilishti e deri në qytezat e fshatrat më të humbur mes tyre. Sallat mbushen me të qeshura teksa personazhet e animuar kërcejnë e luajnë, ndërsa këngëtarë të talentuar gjallërojnë atmosferën me këngë festive. Në çdo kënd, duart e vogla hapin me gëzim shportat e dhuratave të përgatitura me kujdes – shenja të vogla dashurie e përkushtimi që mbartin një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: ju jeni te paharrueshem.Shkëlqimi në sytë e tyre dhe ngrohtësia e buzëqeshjeve na kujtojnë se këto festa janë më shumë se thjesht kremtime; ato janë momente kur fëmijët ndihen të vlerësuar, të dashur dhe vërtet pjesë e diçkaje më të madhe. Çdo vit, teksa kthejmë faqen drejt një fillimi të ri, kujtojmë se gëzimi dhe dhembshuria shndrijnë më fort kur ndahen me ata që kanë më shumë nevojë.

Related News