FUNDJAVA JONË NË VALBONË

Në Valbonë, mes maleve dhe qetësisë që të jep ai vend, kaluam disa ditë ndryshe nga zakonisht. Ishte një shkëputje nga përditshmëria, por edhe një mundësi për t’u parë me njëri-tjetrin në një tjetër ritëm.

Kishte biseda që na ndihmuan të reflektojmë për mënyrën si punojmë, ushtrime që na shtynë të mendojmë më praktikisht dhe momente të thjeshta që na afruan më shumë si ekip.

Edhe jashtë këtyre, gjatë ecjeve apo vakteve bashkë, lindën diskutime që shpesh mungojnë në përditshmëri – më të hapura, më të sinqerta dhe më të vlefshme.

U kthyem me ide më të qarta dhe me një qasje më të mire e me te forte për njëri-tjetrin. Sepse në fund, mënyra si punojmë bashkë bën gjithë diferencën.

Related News