FESTOJMË ÇDO DITËLINDJE SË BASHKU

Në kompaninë tonë, ditëlindjet nuk janë thjesht një datë në kalendar – janë momente ku ndalojmë për një çast për të festuar dhe vlerësuar njëri-tjetrin. Gjithmonë dikush kujtohet, dhe per pak minuta, e gjithë skuadra mblidhet rreth tryezës mes qirinjve, tortës dhe buzëqeshjeve. Dhoma mbushet me të qeshura ndërsa ndajmë fetat e tortës, e sigurisht nuk mungojnë shakatë se kush do të marrë pjesën më të madhe!

Për disa minuta, ndalemi nga ritmi i punës dhe i japim hapësirë dickaje që ka vërtet rëndësi. Ajo që vlen më shumë është njeriu. Ditëlindjet janë mënyra jonë për të thënë: “Ne të shohim, të vlerësojmë dhe çdo kontribut që jep është i rëndësishëm për ne.” Çdo festë na kujton se Aluflor nuk është ndërtuar vetëm mbi projekte, por mbi pasionin, përkushtimin dhe shpirtin e çdo njeriu që është pjesë e këtij ekipi.

Lajme të ngjashme