NJË UDHËTIM SË BASHKU NË MALIN E TOMORRIT

Një rrugëtim i veçantë na çon drejt malit të Tomorrit – një nga vendet më të shenjta në Shqipëri, i njohur për pelegrinazhet e tij shekullore. Me kalimin e kohës, ky udhëtim u kthye ne nje tradite shume domethenese – një moment reflektimi dhe respekti. Ngjitja e malit te Tomorrit si ekip së bashku, na jep mundësinë të shkëputemi nga përditshmëria, të ndajmë përvoja dhe të fitojmë një këndvështrim më të qartë. Në të njëjtën kohë, është edhe një mënyrë për të nderuar ata që sakrifikuan jetën në Qerbela, duke e përjetuar këtë rrugëtim me ndjenjë qëllimi dhe mirënjohjeje. Qetësia e malit të nxit te reflektosh, duke e kthyer çdo hap në një moment bashkimi – me historinë, me njëri-tjetrin dhe me diçka më të madhe se vetja.

Related News