SUPPORT FOR UKRAINIAN FAMILIES DURING THE WAR

Duke ofruar mbi 1,000 shtretër hoteli, mundësi punësimi dhe rindërtim banesash për familjet e zhvendosura nga lufta.

Në vitet e fundit, mijëra familje ukrainase kanë përjetuar ditë që ua ndryshuan jetën përgjithmonë. Shume lagje u shndërruan në rrënoja, shkollat dhe këndet e lojërave u zbrazën, dhe familjet u ndanë në kërkim të sigurisë. Për shumë prej tyre, udhëtimi drejt Shqipërisë nuk ishte zgjedhje, por domosdoshmëri – një hap drejt mbijetesës, duke mbajtur me vete pak më shumë se shpresën.
Këtu, ne ofruam strehim për mbi 1,000 persona, krijuam mundësi punësimi për t’i ndihmuar ukrainasit të rindërtojnë jetën e tyre dhe mbështetëm rindërtimin e banesave të shkatërruara nga lufta. Në ato ditë të para plot pasiguri, hapëm dyert tona. Mbi 1,000 familjeve iu ofruan shtretër në të gjithë Shqipërinë – një vend për të pushuar, për t’u rikuperuar dhe për të nisur të ndihen sërish të sigurta. Përtej strehimit, kontribuuam në rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta, duke i ndihmuar familjet të hedhin një hap më pranë kthimit në një vend që mund ta quajnë sërish shtëpi.

Related News