Dormakaba është një nga kompanitë lider në botë në industrinë e sigurisë dhe zgjidhjeve të hyrjes (access solutions), me seli në Rümlang, Zvicër. E krijuar përmes bashkimit të Kaba Group dhe Dorma në vitin 2015, kompania gërsheton mbi 150 vjet ekspertizë në teknologjitë inteligjente të hyrjes, sistemet e sigurisë dhe zgjidhjet ndërtimore.
Me operacione në më shumë se 130 shtete dhe një fuqi punëtore globale prej mbi 16,000 punonjësish, Dormakaba ofron produkte dhe shërbime inovative që variojnë nga pajisjet e dyerve (door hardware), sistemet e hyrjes, aksesin elektronik dhe të dhënat, sistemet e akomodimit (lodging systems), sistemet e kyçeve mekanike dhe bravat e sigurisë, e deri te zgjidhjet gjithëpërfshirëse të integruara të hyrjes.
Misioni i kompanisë është ta bëjë aksesin në jetë inteligjent dhe të sigurt, duke garantuar mbrojtje, komoditet dhe qëndrueshmëri për njerëzit dhe organizatat në mbarë botën. Dormakaba gëzon besimin e arkitektëve, zhvilluesve, menaxherëve të objekteve dhe qeverive për projekte që përfshijnë aeroporte, hotele, institucione shëndetësore, ndërtesa komerciale dhe zhvillime rezidenciale.