COVERING MEDICAL TREATMENTS ABROAD FOR PEOPLE IN NEED

Financimi i trajtimeve mjekësore për njerezit që nuk kanë mundësi t’i përballojnë kostot e mjekimit.

Në zemër të çdo nisme të Aluflor kanë qenë gjithmonë njerëzit – ata që po kalojnë sprova me shëndetin, më të pambrojturit dhe kushdo që e ka të vështirë të gjejë dritë në fund të tunelit. Ndër vite, pa bërë zhurmë, kemi zgjatur dorën drejt individëve që kishin nevojë për kurime të specializuara jashtë vendit, duke qenë aty ku ndihma vlen më shumë se çdo gjë.Për ne, çdo ndërhyrje që mbështesim nuk është thjesht një procedurë mjekësore; është një shans i dytë për jetën, është shpresë dhe rikthim i dinjitetit. Për familjet që përballen me vështirësinë e sëmundjes dhe pamundësinë ekonomike, këto akte nuk sjellin vetëm shërim, por edhe qetësinë e shumë kërkuar për të besuar sërish te e ardhmja.Ne e bëjmë këtë rrugëtim me përulësi, të bindur se gjestet e vogla të bëra me zemër mund të ndryshojnë botën e dikujt – duke na kujtuar se edhe në ditët më të vështira, dashuria për tjetrin ka fuqinë të shërojë e të na japë krahë.

Related News