Fjala e CEO

Aluflor ka nisur me synime dhe objektiva të qarta  për të bërë ndryshimin që nga organizimi i një biznesi të suksesshëm, krijimi i nje kulture për kompaninë, lidhja e biznesit me komunitetin, promovimi i njerëzve të aftë e me integritet, dhe deri tek projektet gjithëpërfshirëse për mjedisin, e gjithë kjo e vendosur mbi tre shtylla kryesore të cilat janë efiçensa e energjisë, mbrojtja e mjedisit dhe përgjegjësia sociale.

Teknologjia e larte në ndërtim, ulja me domosdoshmëri e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht ulja e nivelit të ndotjes së mjedisit nuk është një komoditet apo luks për të cilin Aluflor lufton, por një kërkesë emergjente e kohës, kur të gjithë vendet më të zhvilluar janë bërë bashkë për të parandaluar atë që quhet katastrofë ekologjike.

Në kohën tonë konsumi i energjisë në ndërtesa është mbi 40% të energjisë globale të konsumuar dhe përveç impaktit ekonomik ka rritur në nivele kritike emetimin e karbonit duke sjellë dëme të jashtëzakonshme në mjedis dhe nëse sot njerëzimi nuk ndërhyn në mënyrë vendimtare, në proporcion me rritjen demografike, në vitin 2050 konsumi i energjisë në ndertesa pritet të jetë i barabartë me konsumin global të energjisë në ditet e sotme, gjë që do të rezultontë në shkatërrimin e pjesës më të madhe të burimeve natyrore, duke e bërë  jetën në Tokë thuajse të pamundur.

Aluflor është pjesë e kësaj filozofie dhe përgjegjshmërie për të mos lejuar që shkatërrimi i mjedisit dhe burimeve natyrore të mrekullueshme në vendin tonë të vazhdojë nga mos-dija dhe etja per fitim të shpejtë.

Ne besojmë fort që minimumi i detyrimit që gjithësecili nga ne ka ndaj brezave që do të vijne është që t’u trashëgojmë një mjedis pak më të mirë nga ai që na kanë lënë të parët, ndaj puna dhe bashkëpunimi në Aluflor nuk është thjesht një biznes apo leverdi që sjell përfitime ekonomike, por pjesë e një misioni gjithë-përfshirës me efekte të cilat do të zgjasin për një kohë të gjatë dhe do të ndikojnë pozitivisht në jetet tona dhe të atyre që do të vijnë.