Historiku

Aluflor Construction Group, u krijua nga pasioni dhe ënderra e një vajze të re e cila në moshën 23 vjecare la pas Gjermaninë ku kishte studiuar dhe punuar me një karrierë të sigurtë, dhe u kthye në Shqipëri, vendin e lindjes ku e prisnin sfida që me pas do t’i ndryshonin jetën në mënyrë të pabesueshme. Florentia u kthye në Shqipëri në vitin 2004 në një vend te cilin e kishte në zemer si atdheun e dashur por nuk e njihte mënyrën e të jetuarit, kulturën e punës, realitetin e biznesit, dhe e ardhur nga një vend shumë i zhvilluar si Gjermania u gjend në mesin e shume dilemave ku vendosja e paraleleve me standartet e Gjermanisë, dukej një mision i pamundur.

xhamIshte udheheqesi shpirteror, Gjyshi I saj, z. Donald Larkin I cili financoi dhe mbeshteti iniciativen e saj per te nisur Aluflor, nje kompani model te ekselences ne ndertim dhe arkitekture e cila do te behej me pas frymezim per njerezit qe ju bashkuan endrres per te ndryshuar imazhin e ndertesave ne vend. Si personi me me shume ndikim ne jeten e saj, Z. Larkin me nje karriere ekzekutive 50 vjecare, bankier dhe humanist I spikatur ka luajtur nje rol shume te rendesishem per krijimin dhe rritjen e Aluflor si bashke-themelues, aksioner kryesor dhe vizionar I çmuar ne momentet me vendimtare te kompanise.

Aluflor nisi në vitin 2005 duke rrëmbyer eksluzivitetin e markës Gjermane Alucobond duke nisur kështu partneritetin me Alcan Singen, dhe me perpjekjet e një biznesi të ri ambicioz u bë e mundur të realizoheshin projektet e para në Shqipëri te cilet do te ishin edhe modelet e ndertesave te se ardhmes.

Me shumë sakrifica, dhe duke u perballur me veshtirësi nga me të pa-besueshmet, Florentia ia doli të promovojë produktet Gjermane në çdo cep të vendit, dhe me një vendosmëri të pa-imagjinueshme në pak vite krijoi besueshmërinë për të sjellë në Shqipëri, markat dhe kompanitë Gjermane të cilat sot janë partnere dinjitoze dhe se bashku kanë realizuar projektet dhe referencat me madhështore në Shqipëri me cilësi dhe standarte ne nivelin e atyre Gjermane.

Sot Aluflor është një kompani që njihet për profilin e larte në realizimin e projekteve të fasadave nga me komplekset, me efiçensë të lartë në kursimin e energjise për t’ju përgjigjur standarteve më të larta në certifikimin e ndërtesave dhe me kapacitete për të realizuar projekte që i përkasin të ardhmes së teknologjisë së ndertimit edhe në vendet më të zhvilluara të Botës.

Pavarësisht suksesit dhe pergjithmone e dashuruar me punen, Florentia mbetet një person shumë i thjeshtë, të cilën kur e pyet se si ia dole mbanë, përgjigjet:

Nëse do ta dija që në fillim çfarë vështirësish më prisnin nuk do ta kisha nisur kurrë këtë biznes, por jam krenare pasi sfidat e të pa-mundurës më kanë ndyshuar jetën dhe kanë prekur jetët e të gjithë atyre të cilët kanë ecur në rrugën time. Tani që me pyesni, mund të them me përulësi qe kjo sacrifice ia ka vlejtur çdo pikë djerse, dhe do të kushtoja gjithçka për atë që Aluflor dhe njerëzit e saj përfaqesojnë sot në Shqipëri dhe me gjerë”.