Wicona

 

Wicona është marka gjermane ekskluzive me sistemet e aluminit të teknologjisë më të avancuar dhe rezultatet më të larta të efiçensës në kursimin e energjisë në ndërtesa. Nëpërmjet departamentit të saj shkencor dhe investimeve të vazhdueshme në fushën kërkimore dhe përmiresimin e parametrave teknologjike Wicona ka vendosur në mënyrë të pa-diskutuar gurët kilometrik të standardeve në eficensën e energjisë, ka promovuar dhe realizuar të parat ndërtesa me kursim energjije zero të energjisë duke i testuar ato edhe në kushtet më ekstreme klimaterike siç është ndertesa e stacionit kërkimor në Antarktidë. Sistemet e Wicona-s kanë rezultuar me sukses ne kushtet më të ashpra atmosferike të Planetit ku temperaturat shënojne nen -40 Gradë Celsius dhe shpejtësia e erës arrin 270 km/orë.

Ndërtesat e realizuara nga Wicona kanë marrë çmime ndërkombëtare dhe thyejnë vazhdimisht rekordet e kursimit të energjisë në ndërtesa.

Mbi 40% e prodhimit të sistemeve të Wicona-s rezultojnë të jenë sisteme me porosi për objekte të cilët projektohen të jenë unikë dhe të pa-mundur për t’u realizuar më parë, kjo falë stafit teknik të përzgjedhur me Inxhinierët dhe Arkitektët të cilët projektojnë drejtimin e teknologjisë të së ardhmes në ndërtesa.

Wicona është pjesë e grupit SAPA Group i cili është prodhuesi numër një në Botë i Aluminit dhe i sistemeve në fasada me 100 fabrika prodhimi në 40 vende dhe ka mbi 23500 punonjës.

Wicona me produktet e saj të njohur si WICTEC për fasadë, WICLINE për dritare dhe WICSTYLE për dyer ka krijuar një portofol i cili është zbatuar me shumë sukses edhe në projektet më ambicioze në Shqipëri nëpërmjet Aluflor duke mundësuar çertifikimin e ndërtesave sipas standarteve të DGNB, LEED, BREEAM, etj.

Pra nëse projektimi dhe ndërtimi është sfida juaj e jetës apo keni ambicie të thyeni një rekord të cilësisë, Aluflor është partneri që garanton suksesin duke i sjellë këto risi teknologjike për projektin tuaj.