Mediaglass

Mediaglass GbmH është kompania e parë në botë e cila ka realizuar fasadën e xhamit dixhitale për transmetim video në përmasa te pa-imagjinueshme, cilësi të shkelqyer transmetimi dhe kosto operative tepër të ulët.

Kombinimi i teknologjisë dixhitale, arkitekturës dhe inxhiniereisë së fjalës së fundit është zhvilluar nga tre partnerët LEUROCOM, BGT dhe EMC International.

Mediaglass ka tejkaluar limitet e projektimit dhe realizimit të një prej segmenteve më të spikatur të komunikimit dhe marketingut në ditët e sotme duke u kthyer në një atraksion të rrufeshëm për arkitektët dhe investitorët më të fuqishëm në disa kontinente.

Nëse para vitit 2010 numëronim një sër funksionesh për ndërtesat, Mediaglass revolucionarizoi konceptin e projektimit, marketingut dhe komunikimit nëpërmjet një shkrirje gjeniale mes tyre.

Mediaglass bën të mundur që një fasadë xhami të funksionojë në dimensione të pjesshme ose në të gjithë sipërfaqen e saj si një ekran gjigand LED me cilësi të lartë transmetimi dhe koston më të ulët të konsumit të energjisë duke u kthyer në nje mjet dhe mundësi të jashtëzakonshme marketingu. Përpos risive teknologjike ekrani në fasade nuk pengon aspak dritën natyrale në ndërtesë dhe funksionalitetin e ambjenteve të brendshme, për më tepër fasada LED ka të gjithë parametrat e kursimit të energjisë, mbrotjes akustike dhe sigurisë për ndërtesën.

Kjo teknologji e viteve te fundit vjen në Shqipëri nëpërmjet Aluflor duke i dhënë mundësinë arkitektëve, projektuesve dhe investitorëve t’i kthejnë projektet e tyre në kryevepra të arkitekturës dhe mjetë fitimprurëse biznesi të mirefilltë pa kompromentuar asnjë nga avantazhet e fasadës standarte.