Agrob Buchtal

 

AGROB BUCHTAL është partneri gjerman me një eksperiencë 125 vjeçare në prodhimin, përpunimin dhe përmiresimin e vazhdueshëm të cilësisë së pllakave dhe produkteve qeramike për fasada të ventiluara, i cili nëpërmjet shkencës, e ka sjellë gjenialitetin e natyrës në një realitet të prekshem të arkitekturës.

Fasada të ventiluara me pllakë të cilat janë trajtuar më siperfaqe Dioksid Titani funksionojnë njësoj si efekti vetë-pastrues dhe fotosinteza e pemeve të gjelbra duke cliruar oksigjen dhe pastruar mjedisin në mënyrë të vazhdueshme.

Përveç cilësisë dhe jetëgjatësisë së super-testuar për mbi 100 vjet, Agrob Buchtal nëpërmjet departamentit të saj kerkimor ka sjellë kombinimin e përsosur të arkitekturës, funksionalitetit, efiçenses në kursimin e energjisë dhe madheshtisë së natyrës duke impresionuar në mënyrë të vazhdueshme me risitë që prezanton.

Agrob Buchtal është pjesë e Grupit Deutsche Steinzeug me 1676 punonjës anembanë Botës, suksesi i të cilëve qëndron jo vetem në cilësinë superiore të produkteve por edhe në aftesinë per t’u shërbyer mbi 120000 arkitektëve dhe projektuesve me nje suport teknik dhe njohuri për realizimin e projekteve.

Objekteve të referencës në vendet më të zhvilluara i janë bashkuar dhe projektet në Shqiperi realizuar nga Aluflor i cili ka bërë të mundur që edhe fjala e fundit e shkencës dhe teknologjisë gjermane të jetë një realitet në vendin tonë.

Për ju arkitektë, projektues dhe investitorë, nëse dëshironi që të keni një ndërtesë vërtetë të gjelbër në aspektin e efiçensës energjitike dhe ekologjike, Aluflor do të jetë i pranishëm me të gjitha produktet dhe zgjidhjet e certifikuara nga Agrob Buchtal.