Fasada Fotovoltaike

Arkitektura bashkëkohore dhe nevoja e kohës për burime energjie të pastër ka sjelle një produkt i i cili i tejkalon të gjitha parashikimet për evoluimin e teknologjisë në ndërtesa. Jemi të vetëdijshem për rëndesinë e izolimit termik në ndërtesa dhe kursimin e energjisë në to, por prodhimi i energjisë nga fasadat e xhamit dhe elementet fotovoltaike në fasade janë një hap vërtet i përmasave gjigande në industrine e ndërtimit dhe arkitekturës. E ardhmja parashikon ndërtesa të pavarura me konsum minimal të energjise te cilat jo vetem qe prodhojnë energji të paster për nevojat e tyre por mund te prodhojnë më tepër me një mundësi të lartë përfitimi dhe kthimi të shpejtë të investitmit fillestar.

Koncepti i fasadave fotovoltaike është prodhimi i energjisë elektrike të pastër nga Dielli nëpërmjet qelizave fotovoltaike të integruara në xham dhe elementeve të tjerë në fasadë te cilët ekspozohen nga dielli dhe drita natyrale. Aluflor mundëson këtë teknologji komplekse për cdo projekt ambicioz në Shqipëri i cili synon të jetë pioner i projekteve të së ardhmes. Investitmi intelktual dhe teknologjik i Aluflor është fokusuar më së shumti në këtë fushë të zhvillimit për të rritur kapacitetet dhe për të  realizuar projekte të cilat janë sfidat e vërteta të njerezimit në shekullin e 21.

Avantazhet tuaja:

  • Fasada Xhami dhe elemente të fasadës që prodhon energji elektrike të paster nëpërmjet qelizave fotovoltaike të integruara ne fasade dhe elementet e saj.
  • Ndotje në nivel zero e mjedisit.
  • Aplikohet në fasadat e izoluara të xhamit dhe elemente të fasadës të cilët jane projektuar që të ofrojnë njëkohesisht kursim maksimal të energjisë.
  • Performancë e garantuar, certifikuar dhe patentuar per efikasitetin maksimal gjenerues të energjisë.
  • Hidroizolim i garantuar, Izolim termik dhe akustik ne parametrat më të mira të një fasade konvencionale.
  • Mundësi të shumta të ndërthurjes në aspektin arkitekturor dhe estetik për një fasadë moderne dhe bashkëkohore.
  • Kosto e ulet operative dhe mirëmbajtje.

Sisteme Inovative te ndryshme:

Intelligent facade
Intelligent facade
MediaGlass
MediaGlass