Sisteme per Fasada Xhami
Arkitektët janë ata të cilët kanë sfiduar vazhdimisht mundësitë inxhinierike dhe nëse dikur ishte një ëndërr drita natyrale në brendësi të ndërtesave, sot është e vështirë që të imagjinohet bota e arkitekturës pa fasadat e xhamit të cilat krijojnë mundësi impresionuese estetike dhe njëkohësisht garantojnë avantazhe të shumta për ndërtuesit dhe përdoruesit.
Sistemet e fasadave të xhamit kanë funksion kryesor të ndajnë ambientin e brendshem nga ambienti dhe kushtet atmosferike duke lejuar dritën natyrale në brendësi. Me evoluimin e teknologjisë fasada e xhamit ka marrë funksionë të tjera duke rritur vlerën e ndërtesës, dhe shfrytëzimin e saj për qëllime të tjera që nga marketingu nëpërmjet reklamimit audiovisual e deri në prodhimin e energjise së pastër diellore nëpërmjet elementeve fotovoltaike. Sot është e mundur që fasada e xhamit të tejkalojë funksionin estetik, të respektojë standartet e sigurisë si dhe të ketë një performancë termike të shkëlqyer duke minimizuar kursimin e energjisë dhe ndotjen e mjedisit.
Avantazhet tuaja:
- Fasada lejon dritë natyrale të bollshme brenda ndërtesës.
- Mundësitë e pa-kufizuara arkitekture dhe potenciale unike për imazhin e korporatave.
- Izolimin termik deri në 0,5 W/m2K.
- Kursim të energjisë së konsumuar në ndertesë deri në masën 50%.
- Izolim akustik deri në 52dB
- Komoditet i brendshëm dhe qetësi absolute për banorët dhe përdoruesit
- Mbrojtje dhe siguri në nivel të blinduar, rezistent edhe ndaj shpërthimeve eksplozive
Curtain Walls Systems:
