Qendra e Testimit të Wicona-s

Qëndra e testimit të Wicona-s është një nga ndërtesat industriale model dhe pararoje e teknologjisë për kursimin e energjisë dhe prodhimin e saj nëpërmjet fasadës së xhamit. Kjo ndërtesë vendosi një standard të ri të konceptimit dhe funksionimit te fasadave si shembull nga më të parët në Evropë për zgjidhjet inteligjente të ndërtimit duke hapur një dritare për të ardhmen e energjisë-efektive në ndërtesa.  Duke nisur një kapitull të ri në efiçensën e energjisë në ndërtesa, qendra e testimit Wicona është ndërtuar duke përdorur teknologjitë më të fundit për efikasitetin e energjisë siç janë sistemet fotovoltaike në fasadën e xhamit dhe menaxhimit të automatizuar të dritës dhe nxehtësisë.

Qendra testimeve është projektuar të ketë efikasitet dhe rendiment të lartë të energjisë, duke konsumuar vetëm 23kWh / m2a të energjisë për ngrohje dhe ndriçim – afërsisht e barabartë me konsumin në një shtëpi standarde pasive.

Nje tjeter fakt për këtë ndërtesë është që prodhon më shumë energji elektrike nga sa ka nevojë të konsumojë, dhe këtë tepricë e hedh në rrjet duke gjeneruar të ardhura te vazhdueshme.

Hapja e qendrës në vitin 2009 në Ulm të Gjermanisë ishte një hap i rëndësishëm duke sjellë një vizion të ri në të ardhmen e projektimit dhe shfrytezimit të ndërtesave të cilat jo vetem nuk konsumojnë energji nga rrjeti, por e prodhojnë ate duke e çuar teknologjinë e ndërtimit në një dimension që as nuk mund të mendohej kohë më parë.

Modele të tilla suksesi janë objekt promovimi dhe fokus kryesor i Aluflor në konceptimin, realizimin dhe funksionin e fasadave të ndërtesave në Shqipëri.