NJË FUNDJAVË REFLEKTIMI DHE RRITJEJE ME ROBIN SHARMA

Në mes të ngjyrave të arta të vjeshtës, ekipi ynë pati mundësinë të bëhej pjesë e një eksperience të veçantë mbi lidershipin dhe zhvillimin personal, të udhëhequr nga Robin Sharma, një nga zërat më të njohur në këtë fushë.Gjatë kësaj fundjave, u ndalëm për të reflektuar, për të kuptuar më mirë sfidat që përballemi dhe mënyrën se si mund të ndikojmë pozitivisht tek njerëzit përreth nesh.Fundjava nisi me momente çlodhjeje dhe rigjenerimi – kohë për trupin dhe mendjen, mes palestrës, pishinës dhe spa-së. Më pas, sesionet na rikujtuan se çdo sfidë sjell me vete një mësim, një mundësi për t’u rritur dhe për t’u afruar më shumë me qëllimin tonë.Siç thotë edhe Robin Sharma: “Çdo ndryshim është i vështirë në fillim, i çrregullt në mes dhe i bukur në fund.” Kjo fundjavë na la me frymëzim, reflektim dhe energji të re – gati për të ecur përpara me më shumë qartësi dhe fokus.

Related News