Qëndrueshmëria

Angazhimi për uljen e konsumit të energjisë në ndërtesa dhe rrjedhimisht reduktimi i emetimit të karbonit në çdo projekt, si mundësia e vetme për të siguruar të ardhmen e brezave, është prioriteti ynë kryesor. Ndërtesat me efiçensë të lartë dhe mbrojtja e mjedisit, përbëjnë përdorimin me përgjegjësi të burimeve natyrore që na janë besuar, ndaj mbetemi të vendosur në promovimin e ndërtesave të gjelbra, duke dhënë një kontribut të vërtetë jo vetëm në terma afatshkurtër, dhe të kufizuar në vendin tonë, por të bëhemi pjesë edhe të iniciativës globale të vendeve më të zhvilluara si sfida më sublime e këtij mijëvjeçari.