Fasada MediaGlass

Fasadat MediaGlass janë një ndërthurje e përsosur e avantazheve që mund të ofrojë një fasadë xhami, duke i shtuar edhe mundësinë për të integruar një sistem LED për transmetim video me cilësi të lartë në fasadë për qëllime marketingu. Sot mund të shihen gjithandej në ndërtesat e reja dhe moderne ekrane LED të cilët praktikojnë reklamimin në fasadë por ndryshe nga të gjithë të tjerët, sistemi mediaglass ka zgjidhur çdo çështje teknike dhe financiare duke e renditur këtë risi të shkencës si një nga arritjet më të mëdha në fushën e arkitekturës, ndërtimit dhe teknologjisë së fundit LED të nderthurura së bashku në mënyren me brilante dhe efikase.

Karakteristikat superiore të një fasade mediaglass janë që vetë fasada e xhamit është një ekran LED i cili transmeton çdo material video dhe grafik në cilësinë maksimale me një kosto shumë të ulët të konsumit të energjisë, siperfaqe të pa-kufizuar në fasadën e xhamit, kosto operative minimale dhe mundësi menaxhimi të programacionit nëpërmjet një programi kompjuterik të posaçëm.

E thënë thjesht fare, nësë deshironi që fasada e xhamit në projektin tuaj të kthehet në një ekran gjigand në të gjithe sipërfaqen ose pjesërisht për t’u përdorur si mjet reklamimi dhe biznes marketingu pa kompromentuar dritën në brendësi të ndërtesës, izolimin termik dhe akustik, atëherë Aluflor do të sjellë këtë teknologji tek ju me avantazhe dhe kosto që nuk i kishit menduar asnjëherë duke marrë përsipër të gjithë proçesin, që nga ideja, projektimi realizimi dhe çertifikimi përfundimtar.

Avantazhet tuaja:

  • Fasadë transparente e xhamit me sistemin LED të integruar për transmetim video dhe grafike në cilesi maksimale ditën edhe natën.
  • Sistemi LED i integruar nuk pengon dritën në brendësi të ndërtesës e cila mund të përdoret me funksione të plota.
  • Dimensione të – pakufizuara të ekranit deri në tërësinë e fasadës.
  • Konsum minimal i energjisë për transmetim.
  • Të gjithë parametrat termike, akustike dhe të sigurisë si në një fasadë konvencionale.
  • Transmetimi në fasadë mund të programohet lehtësisht për sa kohë dëshironi dhe nga çdo cep i botës, mjafton të keni internet.
  • Kosto e ulet mirëmbajtje dhe garanci maksimale nga vetë mediaglass nepërmjet një plani të posaçem vetëm për projektin tuaj.

Other Innovative Facade Systems:

Intelligent facade
Intelligent facade
Photovoltaic Facade
Photovoltaic Facade