Dorma

 

Me mbi 100 vjet traditë në segmentet e biznesit të kontrollit të shumëfishtë të mbylljes së dyerve, dyerve automatike dhe rrotulluese dhe një game të gjerë të teknologjisë së lartë të fasadave të xhamit sistem SPIDER, Dorma është një prej kompanive kryesore botërore. Dorma Group është e përfaqësuar në projektet dhe referencat më moderne të kohës, duke ofruar produkte dhe shërbime të standardeve të larta me një portofol mbresëlënës të aplikacioneve tashme të testuar dhe të çertifikuar. Portofoli i Dorma-s përfshin mbylljen e dyerve dhe pjesët mekanike me kerkesa të larta sigurie dhe funksionaliteti,  pajisje të automatizuara për dyer xhami, dyer automatike, dyer rrotulluese dhe sisteme për ndarje të jashtme dhe të brendshme që plotësojnë apo tejkalojnë të gjitha kërkesat estetike mjedisore dhe funksionale për ndërtesa moderne.

Me perfaqësi në 50 vende të Botës dhe mbi 7100 punonjës, Dorma është sot simbol i cilësisë gjermane, rezistencës dhe projektimit më të rafinuar të pajisjeve që mundësojnë sigurinë, komoditetin dhe lehtësinë praktike të përdorimit të pajisjeve në jetën e përditshme.

Marka e cila ka krijuar kaq shumë variacione për arkitektet, projektuesit dhe investitoret, ofron sot një game të gjerë zgjedhjesh duke e bërë funksionalitetin në fasada xhami, sisteme dyersh dhe ndarjesh te brendshme, një art të heshtur me mjeshterinë e një prestigjatori.

Nëse deshironi që fasada e projektit tuaj dhe ambjentet e brendshme të funksionojnë si në një film fantastiko-shkencor, Aluflor është gati që me partnerin Dorma t’ju surprizoj vërtet me mundesitë e jashtëzakonshme të teknologjisë gjermane në ditet e sotme.