Femijet e ngujuar, Shkoder, 2014

Apelit të “Top-Channel” për të ndihmuar me ushqime, veshmbathje dhe sende te tjera familjet e ngujuara nga fenomeni i gjakmarrjes i është përgjigjur kompania “Aluflor”. Presidentja e “Aluflor”, zonja Florentia Xheka dhe stafi I kompanisë kanë udhëtuar drejt Shkodrës, ku kanë vizituar disa prej familjeve të ngujuara dhe kane shpërndare për to rreth rreth 5 tonë ushqime me rastin e festave te fundvitit. Ushqimet e dhuruara për familjet që vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes vjen edhe si vijim i traditës së pervitshme të kompanisë “Aluflor” për të ndihmuar shtresat në nevojë. Përveç familjeve të ngujuara, presidentja e “Aluflor”-it ka shpërndare lodra dhe pako me ushqime edhe per 49 femijet e shtëpisë së fëmijës në qytetin e Shkodrës.