Ndërtesa me Konsum Zero të Energjisë

Ndërtesat me efiçiencë të energjisë janë vendimtare, si dhe janë sfida më e madhe e kohës tonë në mënyrë që të reduktohet konsumi i energjisë dhe emetimet e karbonit. Duke qënë se kursimi i energjisë dhe ulja e emetimeve të karbonit janë jetësore për Planetin dhe tashmë është bërë një çështje globale për vendet më të zhvilluara, organizatat politike evropiane dhe ndërkombëtare kanë ndërmarrë një sërë masash dhe kanë krijuar një sërë udhëzimesh për të reduktuar konsumin e energjisë në ndërtesa rreth 20% përpara vitit 2020, duke ulur kështu emetimet e karbonit.

Në BE, nga 2018 ndërtesat publike dhe pas 2020, ato private, do të lejoheshin të ndërtonin vetëm objekte me konsum zero të energjisë (Nzc).

Nzc janë ndërtesa rezidenciale ose komerciale me teknologji ndërtimi për kursimin maksimal të energjisë dhe kapacitetin për të prodhuar energji nga burimet e rinovueshme në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre apo edhe më shumë.

Në këto ndërtesa konsumi i energjisë nga linja është zero dhe ku është e përshtatshme ata mund të kontribuojnë në linjën kryesore të energjisë së papërdorur të prodhuar nga sistemet fotovoltaike. Roli kryesor për çertifikimin e një ndërtese me konsum zero të energjisë bazohet në fasadë dhe atë që quhet mbulimi i jashtëm i ndërtesës, që ka funksione të shumta duke përfshirë prodhimin e izolimit termik dhe energjisë së pastër diellore përmes sistemeve fotovoltaike. Për të arritur në këtë pikë janë shpenzuar shumë vite hulumtimi. Eksperimentet shkencore dhe teknologjike në sektorin e ndërtimit kanë udhëhequr ekspertizën gjermane të mundësojnë ndërtesat më të avancuara të sotme dhe përmes Aluflor është tani në dispozicion në Shqipëri.

Përparësitë:

  • Konsumi i energjisë në ndërtesën është zero (ose afër), si dhe zero emetime karboni.
  • Prodhimi i energjisë së gjelbër dhe efikasiteti maksimal i energjisë.
  • Pothuajse 100% mbrojtje për mjedisin.
  • Një botë e re për punë dhe jetë.