Çertifikimi LEED (Çertifikim i ndërtesave si Udhëheqes ne Efiçensën e Energjisë dhe Mbrojtjen e Mjedisit)

LEED ose Çertifikimi i ndërtesave si Udhëheqës në Efiçensën e Energjisë dhe Mbrojtjen e Mjedisit është një program për çertifikimin e ndërtesave ekologjike ose ndërtesave të gjelbra i cili synon standartet më të larta të teknologjisë së ndërtimit me qëllim që të sigurojë kursimin maksimal të energjisë dhe të ketë një ndikim sa me minimal në ndotjen e mjedisit. Për të siguruar çertifikimin LEED, projektet e ndërtesave duhet të plotësojnë kushtet dhe të fitojnë pikët e nevojshme për të arritur nivele të ndryshme të çertifikimit që në fazën e projektimit, materialet e përdorura dhe cilësinë e ndërtimit deri në fazën përfundimtare të çertifikimit.

v2

Vendosja e çertifikimit LEED në një ndërtesë, është një shenjë e cilësisë dhe arritjeve në ndërtesat ekologjike, e cila përkthehet në ambjente më të shëndetshme, marrëdhënie pozitive me mjedisin, kursim të energjisë në ndërtesë përgjithmonë dhe rritje të konsiderueshme të vlerës së ndërtesës. Gjithnjë e më shumë organizata në Botë e kanë bërë sistemin LEED më të përdorur gjerësisht për vlerësimin e ndërtesave ekologjike.

Aluflor është kompania e parë e cila ndërmerr nismën për çertifikimin e ndërtesave LEED në Shqipëri.

Përse Aluflor zgjodhi certifikimin LEED?

Aluflor është nje kompani e cila në themelet e saj ka një filozofi të bazuar mbi kursimin e energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit si përgjegjësia dhe sfidat më madhore të këtij mijëvjecari. Nëpërmjet partneritetit strategjik me kompanitë Gjermane më të mëdha në Botë, Aluflor sjell në Shqipëri risitë më të fundit të teknologjisë në ndërtim në mënyrë që edhe në vendin tonë të aplikohen standartet e vendeve më të zhvilluara të Botës, të cilat në një të ardhme të afërt do të jenë kritere të domosdoshme për anëtarësimin e vendit në BE. Në këtë kuadër është përzgjedhur edhe sistemi i çertifikimit LEED, i njohur dhe pranuar si pasaporta e domosdoshme për ndërtesat ekologjike me standartet më të larta të cilësisë.

LEED garanton avantazhe dhe përfitime për investitorët, përdoruesit e ndërtesave, mjedisin në veçanti dhe komunitetin, duke sjellë ndikime pozitive dhe afatgjata ne ekonomi. Çertifikimi LEED është simbol për bizneset, të cilat respektojnë standartet më të larta për mbrojtjen e mjedisit dhe janë të gatshme të ndërmarrin këtë iniciativë novatore e cila pavarësisht kostove, garanton jo vetëm jetëgjatësine e ndërtesës por edhe kthimin e investimit në një kohë të shkurtër.

http://www.usgbc.org/organizations/aluflor-shpk

 “Omegapharma”, Ndërtesa e parë me certifikim LEED nëShqiperi
“Omegapharma”, Ndërtesa e parë me certifikim LEED në Shqiperi