ARENA KOMBËTARE

Arena Kombëtare, është vepra më madhore në historinë e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Ajo është një ndërthurrje midis tradicionales dhe modernes. Fasada e xhamit është një vlerë e shtuar për këtë stadium. ALUFLOR, është angazhuar maksimalisht për të dhënë zgjidhje teknike për detajet e këtij projekti. Janë detaje pa të cilat, vazhdimësia e ndërtimit të stadiumit do të vihej në dyshim. Materialet e përdorura në këtë projekt janë nga më cilësoret dhe ofrojnë garanci shumëvjeçare. Për ne ka qenë sfidë e mbushur me kënaqesi ndërtimi i kësaj fasade.

Punimet e fasadës në stadiumin “Arena Ndërkombëtare” janë kryer me një cilësi të standarteve Europiane. Cilësi dhe shpejtësi ka qene kryefjala e ALUFLOR për këtë projekt me rëndësi Kombëtare. Simon Gordon Smith, ka qene drejtori teknik i kantierit. Pas një eksperience të gjatë në të gjithe botën, Simon shprehet: “Ka qene një projekt shumë sfidues dhe interesant. Na është dashur më shumë se një vit për të përgatitur vizatimet e detajeve të këtij projekti, Por në fund ja kemi dalë të ndërtojmë një nga kryeveprat arkitektonike në Shqipëri”.

Arena Kombëtare