Partnerë

3A53A Compasites

3A Compasites është themeluar në vitin 1912. Përfaqësuese e një prej kompanive lider në botë në industrinë e përpunimit të Aluminit. Ajo shtrihet në më shumë se 50 vende me qendra të ndyshme shpërndarje në botë. 3A Composites për më shumë se 90 vjet mban vendin e parë në botë duke perfeksionuar risitë në teknologjinë e prodhimit dhe përpunimit të Aluminit. Që prej 1967 kompania ka hedhur në treg produktin ALUCOBOND. Që nga fillimi i Milleniumit të ri mbi 130 milion metër katror të këtij kompoziti të lehtë të aluminit kanë veshur dhe zbukurojnë sot ndërtesat më madheshtore në mbarë Botën. Për më shumë se 40 vjet pronarët e ndërtesave dhe arkitektët më të shquar kanë zgjedhur materialin e ALUCOBOND-it për ti dhënë formë dhe jetë ideve më mbresëlënëse të arkitekturës së një epoke të re në fushen e fasadave.

www.3acomposites.com


WikconaTFIWicona

Wicona ofron një nga variacionet më të pasura dhe të zgjeruara përsa i përket sistemeve të dyerve dhe dritareve të prodhuara deri më sot. Sistemet e dritareve Wicline, Wicstyle dhe Wicslide ofrojnë një shumëllojshmëri opsionesh të sigurisë, duke arritur një rezidencë të shkëlqyer ndaj faktorëve të ndryshëm atmosferikë të cilat mund të pajisen me izolues termik të një performance shumë të lartë me qëllim kursimin sa më të mirë të energjisë elektrike.

www.wicona.de


AGCGlassForLifeINTERPANE & Bischoff Glastechnik AG

Për të plotësuar dhe përzgjedhur elementët më cilësor Gjermanë të fasadave, Aluflor Constraction Group, prezanton dhe ofron në tregun shqiptar kompanitë INTERPANE & Bischoff Glastechnik AG si një nga kompanitë më të mëdha në Glob të prodhimit të xhamit.Suksesi i tyre i padiskutueshëm në Europë dhe në Botë i ofron tregut vendas një serë produktesh funksionale dhe speciale të xhamit, kjo kompani operon gjerësisht në fushën e ndërtimit si dhe në sektorë të ndryshëm të industrisë. Nëpërmjet një eksperience shumëvjeçare si dhe testimeve të shumta të produkteve, keto kompani prodhojnë xhama të një cilesie shumë të lartë duke zhvilluar hap pas hapi risi teknologjike dhe inovacione të vazhdueshme. Aluflor Construction Group sjell produktet dhe eksperiencën e këtyre kompanive për tu bërë pjesë e suksesit të padiskutueshëm të fasadave më cilesore.

www.interpane.com


PARTNERËT TANË

Kompanitë më të mëdha në fushën e fasadave dhe konstruksioneve.

    • Wicona
    • AGC Interpane
    • 3A Composites
    • Dorma
    • Agrob Buchtal
    • Mediaglass