Femijet jetime ne Sarande

Viti i ri 2013 me femijët jetimë në Sarandë

Në datën 28 Dhjetor 2012, Aluflor ka organizuar në qytetin e Sarandës festën e madhe tradicionale të fundvitit me stafin e kompanisë Aluflor Construction Group dhe Femijët Jetimë të zonës së Jugut të Shqiperisë.Këte herë ndryshe nga vitet e kaluar Aluflor vendosi që të gjëndej pranë fëmijëve Jetimë bashkë me stafin duke Iu dhuruar fëmijëve një mbrëmje të paharrueshme plot dhurata e surpriza. Enkas për femijët kompania Aluflor kish sjellë për këtë mbrvmje Animatorë të talentuar të cilët performuan gjatë gjithë mbrëmjes duke argëtuar pa fund femijët më lojra e numra të ndryshëm.

Në këtë aktivitet ishte ftuar edhe Ambasadori Amerikan në Tirane Shkëlqësia e tij Aleksander Arvizu i cili në pamundësi për të marrë pjesë sepse ndodhej në USA, dërgoi një letër vlerësimi dhe përshëndetje për të pranishmit ku vecanërisht për Presidenten Zj. Xheka shprehu mirënjohjen e thellë për organizimin e ketij aktiviteti dhe njekohësisht theksoi dëshiren që ky aktivitet te jete një shëmbull inkurajimi për kompanitë e tjera për të zhvilluar aktivitete bamirësie duke u gjendur sa më pranë shtresave të ndjeshme dhe në nevojë të shoqerisë.

Në këtë mbrëmje ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Sarandës Z. Stefan Cipa i cili përshëndeti dhe vlerësoi aktivitetin e organizuar pikërisht në qytetin e Sarandës për femijët Jetimë të të gjithë zonës së Jugut. I ftuar nga Aluflor, në këtë festë ka marrë pjesë edhe Tenori Lirik me zërin brilant, Julian Gjojdeshi i cili ka kënduar gjatë mbrëmjes këngët më të bukura nga repertori i Tij.

Ky aktivitet ka kaluar në një atmosferë të jashtëzakonshme festive ku në qëndër të vëmëndjes dhe argëtimit ishin fëmijët të cilët kanë kaluar një mbrëmje të paharrueshme argëtimi, lumturie dhe dashurie mes stafit te kompanisë Aluflor dhe të ftuarve.

« 1 of 2 »