Femijet e ngujuar, Shkoder, 2014

Apelit të “Top-Channel” për të ndihmuar me ushqime, veshmbathje dhe sende të tjera familjet e ngujuara nga fenomeni i gjakmarrjes i është përgjigjur kompania “Aluflor”. Presidentja e “Aluflor”, zonja Florentia Xheka dhe stafi i kompanisë kanë udhëtuar drejt Shkodrës, ku kanë vizituar disa prej familjeve të ngujuara dhe kanë shpërndarë për to rreth rreth 5 tonë ushqime me rastin e festave te fundvitit. Ushqimet e dhuruara për familjet që vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes vjen edhe si vijim i traditës së përvitshme të kompanisë “Aluflor” për të ndihmuar shtresat në nevojë. Përveç familjeve të ngujuara, presidentja e “Aluflor”-it ka shpërndarë lodra dhe pako me ushqime edhe për 49 fëmijët e shtëpisë së fëmijës në qytetin e Shkodrës.