Fasada të Blinduara

Teknologjia në fasadat e blinduara ka nisur dhe evoluar nga nevoja për të mbrojtur jetët njerëzore dhe siguruar pronën në vlera të larta monetare. Në fillimet e para në fasadat e xhamit perveç avantazheve estetike, siguria ka qenë gjithmonë pikë e dobët, ndaj për këtë arsye janë zhvilluar shumë eksperimente, testime dhe rritje të nivelit të sigurisë në fasadat e xhamit aq sa mund të garantohet gjithçka që nga sistemet kundër vandalizmit dhe vjedhjes e deri në mbrojtjen kundër sulmeve me armë të kalibrit të rëndë dhe shpërthimeve eksplozive. Sistemet e blinduar mund të përshtaten shumë mirë në të gjithë sistemet e fasadave të xhamit, dyerve dhe dritareve pa i hequr asnjë avantazh si efiçensa në kursimin e energjisë, izolimi akustik etj.

Sistemet kërkojnë një nivel të lartë ekspertize dhe çertifikimi sipas standardeve përkatës dhe nësë çështja e sigurisë është një problem për ju, atëherë Aluflor merr përsipër të ofrojë çdo nivel mbrojtje që preferoni, nëpërmjet partnerëve tanë Gjermane  Interpane dhe Wicona te cilët janë të specializuar dhe çertifikuar për nivelet më të larta të sigurisë që mund të ofrojë teknologjia sot.

Avantazhet tuaja:

  • Mbrojtje e garantuar e jetës dhe e pronës nga çdo situatë apo rrezik.
  • Të gjitha parametrat e izolimit termik dhe akustik si në një fasadë konvencionale.
  • Mbrojtja nga vjedhja dhe mbrojtje antiplumb sipas kërkesave të Bankës (Banka Ipasafe Glass BR3-S / P7B).
  • Fasada e sigurisë së lartë kundër sulmeve manuale Kategoria P8B & EH3.
  • Fasada Antiplumb kundër sulmeve me armë zjarri, Kategoria BR7-NS-NS & SG2 sipas standardit EN 1063.
  • Mundësi kombinimi me produktet dhe elementet e tjerë të fasadave nga portofoli i Aluflor.
  • I gjithë projekti vlerësohet dhe projektohet në Gjermani që nga faza fillestare dhe deri ne çertifikimin e saj përfundimtar.